Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) e ka quajtur vendimin një “hap të parë të rëndësishëm” në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
“Administrata Biden duhet të respektojë vendimin e gjykatës, të kërkojë falje për hedhjen poshtë të çështjes së Afrikës së Jugut si ‘të pamerituar’ dhe të ndalojë së mundësuari gjenocidin e qeverisë Netanyahu”, tha në një deklaratë drejtori kombëtar Nihad Awad.
“Duke lejuar që akuza e Afrikës së Jugut për gjenocid të vazhdojë, GJND-ja ka hapur derën për njëfarë drejtësie për popullin palestinez. Megjithatë, GJND-ja duhet të kishte shkuar më tej duke urdhëruar një armëpushim të plotë.”