RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres dënon sulmin e ekstremistëve izraelitë ndaj selisë së UNRWA-së në Kudsin Lindor

guterres-denon-sulmin-e-ekstremisteve-izraelite-ndaj-selise-se-unrwa-se-ne-kudsin-lindor

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka dënuar sulmin ku ekstremistët izraelitë në Kudsin Lindor nën pushtim i vunë zjarrin Qendrës së Përgjithshme të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), transmeton Anadolu.

Shefi i OKB-së ndau një mesazh nga llogaria e tij në median sociale ku dënoi sulmin ndaj selisë së UNRWA-së në Kudsin Lindor.

Guterres tha se shënjestrimi i punonjësve të ndihmës humanitare dhe komplekseve të tyre është i papranueshëm, si dhe theksoi se kjo duhet të ndalet.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, njoftoi se ekstremistët izraelitë i vunë dy herë zjarrin zonës rreth Qendrës së Përgjithshme të UNRWA-së në Kudsin Lindor, përderisa personeli i UNRWA-së dhe i OKB-së ndodhej në kompleks.

Related posts

Azerbajxhan, delegacioni i armenëve nga Karabaku në bisedime me autoritetet azerbajxhanase

rezart morina

BE i bën thirrje Rusisë që të lejojë dërgesat e drithërave të Ukrainës në tregjet globale

rezart morina

Sudan – Paraushtarakët: Ne kontrollojmë 90% të Khartoumit

rezart morina