Faqja zyrtare në Facebook e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është hakuar.
Lajmin e ka bërë të ditur për IndeksOnline, Adil Behramaj, ish këshilltar i Thaçit.
“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qene pasive qe nga dita e dorëheqjes se tij, me 5 nëntor 2020, është hakuar. Asaj i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashme e kemi adresuar zyrtarisht ne Policinë e Kosovës”, ka thënë ish-këshilltari i Thaçit Adil Behramaj.
Përveç, mbiemrit që është fshirë, poashtu hakrët kanë ndryshuar edhe fotografinë e profilit të Thaçit.