RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Izraeli është i paaftë në luftën kundër Brigadave al-Qassam

hamasi:-izraeli-eshte-i-paafte-ne-luften-kunder-brigadave-al-qassam

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Rishq, deklaratën e ministrit të izraelit të Punëve të Jashtme, Eli Cohen, se Izraeli do të “punojnë për të eliminuar” liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh dhe paraardhësin e tij, Khalid Meshaal, e komentoi si “paaftësi e Tel Avivit në luftën kundër Brigadave al-Qassam”, transmeton Anadolu.

Rishq reagoi përmes një deklarate me shkrim lidhur me kërcënimin e ministrit izraelit ndaj Haniyeh-it dhe Meshaal-it.

“Përveç absurditetit të implikimeve të pacipë politike të përfaqësuara nga kërcënimi i Cohen-it për të vrarë Haniyeh-in dhe Meshaal-in, kjo pasqyron falimentimin e tyre zyrtar dhe paaftësinë në luftimin e Brigadave Qassam në fushë”, tha al-Rishq.

Duke theksuar se armiqtë e tyre nuk i kuptojnë ata, Rishq tha se, “(Izraeli) Nuk e di se të gjithë udhëheqësit e Hamasit duan martirizimin me një besim që beson fort në bekimin dhe parajsën e Zotit. Kjo është një vlerë islame që ata (anëtarët e Hamasit) e përvetësojnë, kjo nuk mund të kuptohet me mendje”.

Ai theksoi se “administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, vrau popullin palestinez dy herë me bomba dhe e la të ardhmen e saj politike në mëshirën e marrëzisë së (kryeministrit izraelit, Benjamin) Netanyahu”.

Cohen në deklaratat e tij për televizionin izraelit Channel 13 tha se, “Ne do të punojmë për të eliminuar Meshaal-in dhe Haniyeh-in, ata nuk do të vdesin nga një vdekje natyrale”.

Related posts

Komshiq: BeH gjen një mik të sinqertë te presidenti Erdoğan dhe qeveria e Turqisë

admin

Eksportet e Turqisë në qershor arrijnë nivelin më të lartë historik mujor

admin

Netanyahu thotë se Izraeli do t’u rikthehet bisedimeve me Hamasin për armëpushim

rezart morina