RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Marrëveshja e mundur me Izraelin nëse i tërheq forcat nga Gaza

hamasi:-marreveshja-e-mundur-me-izraelin-nese-i-terheq-forcat-nga-gaza

Anëtari i byrosë politike të Hamasit, Osama al-Hamdan, tha se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare me Izraelin në lidhje me Rripin e Gazës.

Në një konferencë për media në Bejrut, Hamdan theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare me Izraelin për një armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve.

Ai shtoi se kanë marrë disa oferta dhe propozime, se janë duke punuar në to dhe se do të marrin vendime duke marrë parasysh interesat e popullit të Palestinës.

Al-Hamdan, theksoi se në takimin në Paris, Hamasi ka marrë një draft të kornizës së përgjithshme për një marrëveshje të mundshme.

“Ne jemi të fokusuar në një marrëveshje të bazuar në Izraelin që të ndalojë të gjitha sulmet në Rripin e Gazës dhe të tërheqë të gjitha forcat okupuese nga Rripi i Gazës”, tha Hamdan.

Para mediave ai tha se janë të fokusuar në radhë të parë në draft marrëveshjen.

“Kjo përfshin heqjen e bllokadës 17-vjeçare për popullin tonë në Gaza, rindërtimin dhe një marrëveshje serioze për shkëmbimin e të burgosurve”, tha Hamdan.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, duke vrarë të paktën 27.238 palestinezë dhe duke plagosur 66.452 të tjerë.

Ofensiva pasoi një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas që vrau rreth 1.200 izraelitë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose e shkatërruara. /trt

Related posts

BBC zbardh prapaskenat pas vizitës së shefit të CIA-s në Beograd, ja çfarë u diskutua në takimet me zyrtarët e lartë

admin

Kurti: Diaspora në Zvicër ka një ndikim të madh, jo vetëm për numrin e saj të madh – por edhe për remitancat

RTI

“Asnjë garanci nga Kurti për Asociacionin”, Escobar paralajmëron se Kosova mund ta humbë një shans historik

admin