RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ha’masi: Ne’tanyahu kërkon fitore imagjinare pas 11 muajsh në Ga’za

ha’masi:-ne’tanyahu-kerkon-fitore-imagjinare-pas-11-muajsh-ne-ga’za

Hamasi tha se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kërkon fitore imagjinare në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Anëtari i Byrosë Politike të Lëvizjes së Hamasit, Izzat al-Rishq bëri një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij Telegram pasi Netanyahu në konferencën për media që mbajti mbrëmë e bëri përgjegjës Hamasin për vdekjen e 6 pengjeve izraelite.

“Për jetën e pengjeve të mbajtur nga rezistenca, përgjegjës është Netanyahu. Ndërkohë që forcat e rezistencës tregojnë kujdes për trajtim të mirë dhe për të mbrojtur jetën e tyre, ai (Netanyahu) insiston në vrasjen e tyre dhe injorimin e situatës së tyre”, tha Al-Rishq.

“Me deklaratën që bëri Netanyahu u vërtetua se është vet ai i cili pengon shkëmbimin e pengjeve dhe marrëveshjen për armëpushim. Netanyahu kërkon fitore imagjinare për luftën që zhvillon prej 11 muajsh në Rripin e Gazës dhe për dështimin në marketingun e tij ndaj popullit”, theksoi Al-Rishq.

Netanyahu tha se ishte “i tronditur” kur dëgjoi deklaratat e disa zyrtarëve izraelitë që bënin thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të Korridorit të Filadelfit në vijën kufitare Egjipt-Gaza, pas gjetjes së trupave të 6 pengjeve izraelite në Gaza javën e kaluar dhe se do të insistojnë në vazhdimin e okupimit atje.

Ushtria izraelite njoftoi se trupat e 6 pengjeve izraelite u gjetën më 1 shtator në një tunel në qytetin Rafah të Rripit të Gazës. Hamasi deklaroi se 6 pengjet izraelite humbën jetën “në bombardimet izraelite që masakruan popullin palestinez me armë amerikane”.

Related posts

Piktura palestineze tregon solidaritet me viktimat e tërmetit në Turqi, Siri

admin

Macron: Ambasadori francez do të qëndrojë në Niger pavarësisht ultimatumit të juntës

admin

Një seri posterash që bënin thirrje për t’iu bashkuar Wagner-it shfaqen në një qytet në Poloni

rezart morina