RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ha’masi: Përdorimi i të bu’rgosurve si mburojë njerëzore nga Iz’raeli është kr’im lu’fte

ha’masi:-perdorimi-i-te-bu’rgosurve-si-mburoje-njerezore-nga-iz’raeli-eshte-kr’im-lu’fte

Anëtari i Byrosë politike të Hamasit, Izzat Al-Risheq tha se përdorimi i pengjeve palestineze si mburojë njerëzore nga ushtria izraelite gjatë operacioneve të saj në Rripin e Gazës është “krim lufte” dhe bëri thirrje që Izraeli të gjykohet, transmeton Anadolu.

“Përdorimi i pengjeve (të burgosurve) palestinezë si mburojë njerëzore nga ushtria pushtuese naziste gjatë operacioneve të saj në Rripin e Gazës është një krim i plotë lufte”, tha Al-Risheq në një deklaratë me shkrim.

Ai tha se kjo është shkelje e të gjitha ligjeve të luftës dhe e të drejtave të të burgosurve. Kjo do të thotë injorim i të gjitha konventave, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Al-Risheq shtoi se listës që përfshin të gjitha llojet e shkeljeve, si urinë, poshtërimin dhe ngacmimin të cilave u nënshtrohen të burgosurit dhe pengjet palestineze, i është shtuar edhe krimi i mburojës njerëzore.

Pasi tërhoqi vëmendjen se këto shkelje përfshijnë “neglizhencë mjekësore të qëllimshme, privim nga ushqimi dhe ilaçet, thyerja e gjymtyrëve, vrasjet e ngadalta dhe ekzekutimet në terren”, Al-Risheq i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale që “në dosjen e krimeve të luftës në të cilën gjykohen liderët pushtues, të shtojnë edhe krimin e mburojës njerëzore”.

Ushtarët izraelitë më 22 qershor gjatë një bastisjeje në një shtëpi në rajonin Al-Jabiriyyat të Jeninit plagosën 3 të rinj me armë, ku njërin prej tyre e lidhën në pjesën e përparme të një xhipi ushtarak dhe e përdorën atë si mburojë njerëzore si dhe penguan ekipet e ndihmës së parë që të mbërrinin te palestinezi i plagosur.

Related posts

Prokuroria Speciale ka ngritur 33 aktakuza me 89 persona për krime lufte në Kosovë

admin

Konjufca del para gjykatës për hedhjen e gazit lotsjellës

admin6

“Udhëzimet strategjike i jep udhëheqësi suprem”- Humbi jetën në aksident ajror, a do të sjellë vdekja e presidentit të Iranit ndryshime në politikën e vendit?

admin