RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi pret që vendimi i GJND-së të ndalojë sulmet e Izraelit në Gaza

hamasi-pret-qe-vendimi-i-gjnd-se-te-ndaloje-sulmet-e-izraelit-ne-gaza

Grupi palestinez i rezistencës Hamasi njoftoi se pret që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë të lëshojë një urdhër gjykate për të ndaluar menjëherë sulmet vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Në Tribunalin e Hagës sot filloi seanca në lidhje me padinë e ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut më 29 dhjetor, e cila akuzon Izraelin për gjenocid në Rripin e Gazës.

“Shpresojmë se gjykata do të japë një vendim që i shërben drejtësisë dhe kërkon përgjegjësi për krimet izraelite të luftës”, tha anëtari i Hamasit, Bassem Naem.

Në nëntor, Republika e Afrikës së Jugut ndërpreu marrëdhëniet me Izraelin, si përgjigje ndaj sulmeve të shtuara nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Të paktën 23.357 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, ku shumica e viktimave janë fëmijë dhe gra, ndërsa 59.410 njerëz u plagosën. Rreth 85 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur në mes të një prej krizave më të mëdha humanitare.

Related posts

Përfshihet nga flakët një pjesë e objektit të Komunës së Leposaviqit

RTI

Izraeli përsëri urdhëron palestinezët të evakuohen nga Rafahu

RTI

Zhvillimet më të rëndësishme të orëve të fundit në Pa’lestinë

RTI