RTV AHIRETI
Lajme

Hamza në SHBA: Është koha që pesë shtetet anëtare të BE-së ta njohin Kosovën

hamza-ne-shba:-eshte-koha-qe-pese-shtetet-anetare-te-be-se-ta-njohin-kosoven

Kryetari i Mitrovicës, njëherësh kandidat i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku ka nisur takimet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Hamza, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK), si dhe me drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), Kathleen Larkin.

Hamza tha se SHBA-të qëndrojnë pranë Kosovës dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Vizitën time në SHBA e fillova me një takim me Asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK), si dhe me Drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), znj. Kathleen Larkin. Mesazhi që mora ishte i qartë: SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Hamza, transmeton Telegrafi.

Tutje ai tha se janë pajtuar që tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt njohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE.

“Këto janë qëllimet strategjike për të cilat folëm gjerësisht. Unë prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Për realizimin e të gjitha këtyre qëllimeve, partneriteti me SHBA është i rëndësisë jetike dhe për Kosovën e mua edhe i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Hamza. /Telegrafi/

The post Hamza në SHBA: Është koha që pesë shtetet anëtare të BE-së ta njohin Kosovën first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Spanja e gatshme të dërgojë tanke në Ukrainë në koordinim me aleatët

admin

OBSH: Bullizmi kibernetik prek një në gjashtë nxënës shkolle

admin

Izraeli vret zyrtarin e lartë shëndetësor të Gazës ndërsa tanket izraelite vendosen më thellë në Rafah

RTI