RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

hamza:-s’kemi-kandidat-per-president-pa-marreveshje-paraprake,-te-gjitha-jane-spekulime

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në një deklaratë për media para fillimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

“Ska marrëveshje, nuk kemi propozuar ende sepse procesi nuk ka arritur fare deri te propozimi. Ne kemi kërkuar parime, kemi dashur të kemi president, urojmë që të kemi president dhe kemi kërkuar që paraprakisht të dakordohemi. Presidenti të zgjedhet i propozuar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës – një emër me dinjitet, që brenda strukturave të partive të Kosovës ose edhe jashtë tyre i ka atributet dhe cilësitë që duhet t’i ketë një president,” ka thënë Hamza.

I pyetur nëse ician”,”Justina Pula” është kandidat për president, Hamza ka deklaruar:
“Ne nuk kemi asnjë kandidat, të gjitha janë spekulime. Nuk ka PDK-ja kandidat për president pa marrëveshje politike.”

Deklarata e Hamzës tregon qartë se PDK-ja nuk do të propozojë asnjë kandidat për president pa konsensus me partitë e tjera, duke i dhënë rëndësi parimeve dhe dakordësive paraprake në procesin e zgjedhjes së figurës së lartë shtetërore.

Related posts

Belgjikë, paralajmërim për “valë të nxehti”

admin

210 emigrantë të vdekur nxirren nga deti për 10 ditë në Tunizi – VIDEO

Muhamet Ramadani

Irani përgatitet për luftë teksa armata amerikane i afrohet rajonit

admin