RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hapet rruga që të gjithë punëtorëve t’u rriten pagat për nga 6.8 euro

hapet-rruga-qe-te-gjithe-punetoreve-t’u-rriten-pagat-per-nga-6.8-euro

Nën 7 euro është rritja që secili i punësuar do të përfitojë në pagën mujore neto, pasi Gjykata Kushtetuese e ka dërguar për shpallje Ligjin për Pagën minimale, pas vlerësimit që i ka bërë me kërkesë të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ligji parasheh ndryshimin e disa ligjeve tjera, ndër të cilët ishte edhe përcaktimi i shkallëve tatimore në të ardhurat personale.

Paga minimale në vend do të bëhet 264 euro bruto, nga 130-170 sa ishte qe 11 vjet.

Pos rritjes së pagës minimale, që sipas Qeverisë, prek mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat, rritje do të kenë edhe ata që kanë pasur e vazhdojnë të kenë pagë mbi 250 euro neto.

Sipas ligjit, një ndryshim në shkallët tatimore do të bënte që secila pagë të rritej prej 6.8 euro. Sipas Qeverisë, nga ndryshimi i shkallës tatimore përfitojnë rreth 380 mijë punëtorë.

Aktualisht, pagat tatohen sipas shkallëve tatimore nga 0 deri në 10 për qind për punën primare, ndërsa për ato sekondare mbi 10 për qind.

Pos kontributit pensional, pesë për qind nga i punësuari dhe pesë nga punëdhënësi, secili punëtor kontribuon me tatim mbi pagë në shtet.

Si funksionon llogaritja e pagës me shkallët tatimore të deritashme.

Shembull:

Paga bruto: 300 euro

Kontributi pensional: 5% punëtori (15 euro) dhe 5% punëdhënësi (15 euro)

Paga që tatohet: 300-15 (kontributi i punëtorit) = 285 euro

Shkallët tatimore deri tash në Kosovë:

Paga prej 0 – 80 euro (0 për qind tatim) = 0 euro

Paga prej 80 – 250 euro (4 për qind tatim) = 6.8 euro

Paga prej 250 – 450 euro (8 për qind tatim) = 2.8 euro (285-250=35; 8 për qind e 35 euro=2.8 euro)

Gjithsej tatimi për pagë bruto 300 euro: 0 + 6.8 + 2.8 = 9.6 euro

Paga neto: 300-15 (kontributi pensional) – 9.6 euro (tatim) = 275.4 euro

Ndërkaq me ligjin e ri, shkalla tatimore ndryshon dhe ajo e dyta, prej 4 për qind hiqet. Pra, çdo punëtor do të paguajë 6.8 euro më pak tatim për pagë. Në rastin me 300 euro pagë bruto, paga neto do të ishte 282.2 euro.

Related posts

Kënaqshmëria me punën e presidentes 69 për qind, ndërsa me të kryeministrit 58.3 për qind, sipas Pulsit Publik të UNDP-së

RTI

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

admin

BE-ja miraton hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen

admin