RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hapet sërish afati për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpive

hapet-serish-afati-per-aplikim-per-subvencionimin-e-izolimit-te-shtepive

Platforma për aplikim për subvencionim të izolimit të shtëpive është hapur edhe për 24 orë për qytetarët që i kanë raportet e auditimit, por nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të mbylljes së parakohshme të thirrjes.

Bordi i Drejtorëve të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka aprovuar vendimin për hapje të platformës për aplikim në 24 orët e ardhshme.

Këto aplikime do të vendosen në listë të pritjes dhe do të shqyrtohen sipas parimit “aplikuesi i parë merr shërbimin i pari”, varësisht nga buxheti që do të mbetet në dispozicion.

“Pra, nuk garantohet trajtimi i të gjitha aplikimeve”, thuhet në njoftimin e Fondit.

Aplikimi hapet në orën 15:00 të enjten dhe mbyllet një ditë më pas, e shtunë në orën 14:59.

Related posts

BE për sulmin në veri: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

rezart morina

Iz’raeli liron pas 7 muajsh drejtorin e spitalit “Shifa” në Gaza, Abu Silmiyye

admin6

Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Gjakovës për një rast të uzurpimit të një prone

admin