RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu i reagon Specialës: Heqja e kollares së Krasniqit, akt absurd

haxhiu-i-reagon-speciales:-heqja-e-kollares-se-krasniqit,-akt-absurd

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova që të marrë veprime për të adresuar çështjen e heqjes së kollares së Jakup Krasniqit para seancës gjyqësore në Speciale.

Në një letër drejtuar Trendafilovës, Haxhiu e ka cilësuar akt absurd kërkesën për heqjen e kollares.

Të hënën, Specialja nuk ia lejoi Krasniqit ta bartë kollaren me shqiponjë, e të cilën e kishte bartur edhe në seanca të mëhershme. Në seancë u ngrit kjo çështje nga avokatja e Krasniqit, por kërkesa nuk iu adresua publikisht.

“Përmes kësaj letre, ju shkruaj lidhur me situatën e fundit që ka ndodhur në seancën gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sipas informatave që kemi pranuar, para se z. Jakup Krasniqi të hynte në sallën ku mbahen seancat gjyqësore, iu është larguar kollarja që mbante veshur, pa asnjë arsye dhe pa asnjë justifikim. Madje kur kjo është ngritur si shqetësim nga avokatja, e njëjta ka marrë përgjigjen nga gjyqtari Charles Smith se ai nuk ka informacione dhe që do të interesohet për këtë. Ky veprim ka shkaktuar shqetësim të thellë dhe indinjatë në opinionin publik të Kosovës”, thuhet në letrën e Haxhiut drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara.

Related posts

Turqi, 25 persona humbën jetën nga zjarri në Istanbul

rezart morina

Stërvitje e përbashkët e ushtrisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

rezart morina

Ambasadori Hill: Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

admin