RTV AHIRETI
Lajme

Haxhiu kërkon përkrahje nga ndërkombëtarët: Aksionet në veri – përpjekje për të shtrirë sovranitetin

haxhiu-kerkon-perkrahje-nga-nderkombetaret:-aksionet-ne-veri-–-perpjekje-per-te-shtrire-sovranitetin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetje dhe përkrahje nga ndërkombëtarët në aksione që kanë për qëllim shtrirjen e sovranitetit dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit.

Pas reagimeve të ndërkombëtarëve në lidhje me aksionet e fundit të policisë së Kosovës, në veri të vendit, Haxhiu ka thënë se aksione të tilla kanë për synim mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

“Me thënë të drejtën në kemi përcjellë natyrisht me vëmendje të gjitha zhvillimet të cilat kanë ndodhur si përpjekje për të shtrirë sovranitetin dhe integritetin territorial në veriun e vendit. Ka pasur edhe dje një veprim institucional nga ana e institucioneve përgjegjëse me qëllim të zbatimit të ligjit dhe zbatimit të rregullores nga ana e BQK-së”.

Madje, ajo ka thënë se për ta bërë këtë, duhet angazhim dhe përkrahje edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

The post Haxhiu kërkon përkrahje nga ndërkombëtarët: Aksionet në veri – përpjekje për të shtrirë sovranitetin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ndodh në Kosovë/ 16-vjeçari gjen portofol me para e dokumente, e dorëzon në polici

admin

Anulohet protesta e minatorëve të Trepçës

rezart morina

BE-ja e shqetësuar për përdorimin në rritje të drogës

rezart morina