RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu: Mbrëmë jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-s

haxhiu:-mbreme-jam-njoftuar-se-jane-zhdukur-mostrat-e-astrit-deharit-nga-laboratori-i-iml-s

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrëmë në orët e vona është njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haxhiu këtë akt e ka quajtur të rëndë dhe kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, akt kriminal. Ndaj mbrëmë menjëherë kam njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit, Bekim Kelmendi dhe drejtorin e Policisë, Fehmi Hoti”, ka thënë ministrja para gazetarëve.

Ajo tutje ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka vizituar IML-në dhe nga zyrtarët kompetencë është njoftuar se në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një epruvetë e urinës dhe një e lukthit.

“Nga këtu, IML-ja dy epruveta me gjak ia ka dhënë Institutit Zviceran dhe një policisë për ADN-në”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit.

“Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona. Sipas informacioneve, vetëm tre persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, ka deklaruar ajo.

Tutje, ka shtuar se i di emrat e personave që kanë qasje në këtë laborator të IML-së, por se nuk mund t’i thotë pasi ata i di edhe Policia dhe Prokuroria.

Related posts

Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, vijojnë sulmet nga të dy palët

RTI

“Çfarë ishte objekti i verdhë që Donald Trump mbante në dorë?” Njihuni me disa nga teoritë konspirative të atentatit ndaj ish-presidentit të SHBA

admin

Dyshime, pikëpyetje dhe “zakone” të vjetra, analiza: Çfarë tregon për lidhjet SHBA-Rusi shpërfillja e paralajmërimit për sulmin në Moskë

admin