Hebrenjtë e ekstremit të djathtë që u mblodhën në qytetin Eilat në jug të Izraelit, ndaluan kamionët që transportonin ndihma humanitare për në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Lajmi lidhur me çështjen u paraqit në televizionin shtetëror izraelit KAN.
Grupi fanatik i përbërë nga kolonë të paligjshëm hebrenj të cilët nuk lejuan kalimin e kamionëve me ndihma tha se nuk do të lejojnë kalimin e kamionëve me ndihma deri në lirimin e pengjeve izraelite në Gaza.
Grupet e ekstremit të djathtë të përbërë nga kolonë të paligjshëm hebrenj, më 7 maj sulmuan autokolonën e ndihmave humanitare që u nis nga Jordania për t’u dërguar në Rripin e Gazës si dhe dëmtuan produktet e ndihmës.
Drejtori i Zyrës së Qeverisë për media në Gaza, Ismail al-Thawabta në një deklaratë dje tha se Izraeli zbaton politika që do të shkaktojnë valë urie në jug të Rripit të Gazës dhe se një gjë të ngjashme me këtë e ka bërë edhe në veri në muajt e kaluar.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, 34.904 palestinezë, përfshirë të paktën 14.944 fëmijë dhe 9.849 gra janë vrarë ndërsa 78.514 të tjerë janë plagosur.
Ndërsa raportohet se nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur, po shkatërrohet infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.