Ndërsa kolonët fanatikë hebrenj bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar mëngjesin e sotëm, policia izraelite nuk lejoi palestinezët nën moshën 40-vjeç të hyjnë në xhami, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, kolonë fanatikë hebrenj, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në portën e Megaribe dhe bastisën Mesxhid al-Aksa.
Palestinezët në Aksa protestuan me tekbire kundër bastisjeve të kolonëve hebrenj dhe policisë izraelite.
Policia izraelite, e cila arrestoi një palestinez në Mesxhid al-Aksa, vendosi kufizime për palestinezët nën 40-vjeç për të hyrë në faltoren e shenjtë.
Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit, theksohet se Komisioneri i Policisë izraelite, Kobi Shabtai, bastisi Xhaminë al-Aksa me një numër të madh të policëve izraelitë.
Kolonët fanatikë hebrenj bastisën Mesxhid al-Aksa me rastin e “Rosh Hashanah”, ditën e parë të vitit sipas kalendarit hebraik, dhe policia izraelite ndërhyri kundër palestinezëve që protestonin kundër bastisjes.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 2 palestinezë u plagosën nga policia izraelite, ndërsa dëshmitarët okularë raportuan se u arrestuan 6 persona.
Me rastin e festës së Vitit të Ri Hebre, kolonët radikalë hebrenj bastisën edhe dje kompleksin e Xhamisë Al-Aksa dhe policia izraelite ndërhyri kundër palestinezëve që protestonin kundër bastisjes. /aa
Breaking: “A large group of Israeli colonizers, backed by Israeli occupation forces, storm Al-Aqsa Mosque courtyards.” pic.twitter.com/U49dMQPMl3
— Quds News Network (@QudsNen) September 27, 2022