RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hebrenjtë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa me rastin e festës “Yom Kippur”

hebrenjte-fanatike-bastisin-xhamine-al-aksa-me-rastin-e-festes-“yom-kippur”

Dhjetëra hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Xhaminë al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Hebrenjtë fanatikë vazhdojnë bastisjet e tyre në Al-Aksa me pretekstin e festës “Yom Kippur”, e cila mbahet më 24-25 shtator.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë okularë, dhjetëra hebrenj fanatikë kanë bastisur në grup Xhaminë al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite, duke filluar nga orët e mëngjesit.

Policia izraelite arrestoi një palestinez në oborrin e xhamisë Al-Aksa gjatë bastisjes.

Thirrje për “bastisje në Al-Aksa” me rastin e “Yom Kippur”

Grupet fanatike hebreje bënë thirrje për intensifikimin e bastisjeve në Xhaminë Al-Aksa me rastin e festës së “Yom Kippur”.

Miliona hebrenj në Izrael më 24-25 shtator festojnë “Yom Kippur”, e cila është festa më e shenjtë fetare për hebrenjtë dhe do të thotë “Dita e Shlyerjes”.

Kolonët hebrenj shtojnë bastisjet e tyre në Xhaminë Al-Aksa gjatë festave fetare.

Dje, 317 hebrenj fanatikë bastisën në grup Xhaminë al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Çështjeve të Shenjta.

Megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë kanë hyrë në xhaminë e shenjtë të shoqëruar nga policia, pa lejen e Administratës, me vendim të njëanshëm të Izraelit. Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit thekson se është shkelur sovraniteti i muslimanëve.

Related posts

VIDEO/ Në Kosovë për të ndihmuar misionin e NATO-s, mbërrijnë në Prishtinë 300 ushtarakët britanikë

admin

Demostrata dhe festival muzikor, Suedia përgatitet për Eurovizionin me siguri të shtuar

admin

Kurti: Kemi shtuar komunikimin me partnerët – qetësimi i situatës, qëllim i përbashkët

admin