RTV AHIRETI
Lajme

Hetemi kërkon dokumentim të saktë të krimeve të luftës

hetemi-kerkon-dokumentim-te-sakte-te-krimeve-te-luftes

Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ka thënë se është me rëndësi dokumentimi i saktë dhe gjithëpërfshirës i krimeve të luftës.

I pari i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili po merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare ’35 Vjet pas Rënies së Regjimeve Komuniste në Evropë’ të mbajtur në Bukuresht të Rumanisë bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve evropiane për të hulumtuar ngjarjet historike që shpien deri te lufta në Kosovë.

“Pjesëmarrësit gjithashtu u ftuan që të angazhohen në projekte të përbashkëta kërkimore dhe të shfrytëzojnë arkivat e IKKL-së për hulumtimin e të së kaluarës së Kosovës dhe nxitjen e paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, njofton Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Kjo konferencë me rëndësi mblodhi hulumtues të krimeve të komunizmit nga Institute prej vendeve të ndryshme si Shqipëria, Gjermania, Polonia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, etj.

The post Hetemi kërkon dokumentim të saktë të krimeve të luftës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Përplasjet me Kosovën, sot paralajmërohet protestë nga serbët në Veri

admin

Osmani: Kosova shpreh përkushtim për bashkëpunim me Turqinë

rezart morina

Trumpi propozon debat zgjedhor për të dielën, Harris e refuzon

rezart morina