Sirenat paralajmëruese janë aktivizuar mëngjesin e sotëm në qendër të Tel Avivit dhe në Gush Dan, pak pas orës 5.30 të mëngjesit me orën tonë, për shkak të lëshimit të një rakete tokë-tokë nga Libani.
Sipas mediave ndërkombëtare raketa u kap dhe shkollat do të hapen normalisht sot.
Kjo është hera e parë që Hezbollahu ka vënë në shënjestër Tel Avivin që kur filloi të sulmonte me raketa Izraelin pas 7 tetorit.
Raketat prekën vende të tjera në Izraelin qendror: Gush Dan, Ramat Gan, Tolemy Elazar dhe Mensha.
Ndërkohë, Izraeli filloi ditën e tretë të sulmeve në Libanin jugor të mërkurën, disa orë pasi Hezbollah konfirmoi vdekjen e një komandanti të lartë në një sulm ajror në Bejrut dhe një ministër libanez tha se vetëm Uashingtoni mund të ndihmojë në përfundimin e luftimeve.
Mediat libaneze raportuan se sulmet ajrore izraelite kishin shënjestruar disa zona në jug të vendit, nga ora 5 e mëngjesit.
The post Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, vijojnë sulmet nga të dy palët first appeared on Radio Televizioni Iliria.