Lëvizja Hezbollah në Liban njoftoi se sulmoi një bazë ushtarake izraelite të vendosur në zonën kufitare me 30 raketa.
Në një deklaratë të Hezbollahut të shpërndarë në Telegram, thuhet se kjo është hakmarrje për sulmet e kryera nga forcat izraelite në jug të Libanit.
Ata thonë se brigada 146 e ushtrisë izraelite, e vendosur në kazermën Gatun në veri, “u godit nga dhjetëra raketa “Kaçusha”.
Lidhur me ketë sulm, ushtria izraelite tha se 30 raketa janë lëshuar nga jugu i Libanit në rajonin Kabri në veri të Izraelit dhe se nuk ka pasur viktima.
HUGE attack by Hezbollah on ISRAEL, using Russian missiles! pic.twitter.com/Dfpf9dwX8B
— Jackson Hinkle (@jacksonhinklle) August 11, 2024