RTV AHIRETI
Lajme

Hill: Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE

hill:-serbise-s’do-t’i-kerkohet-njohja-de-jure-e-kosoves-per-te-hyre-ne-be

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, por siç thotë ai, evropianët po kërkojnë vetëm normalizim.

Sipas ambasadorit amerikan, përfaqësuesit e BE-së duan paqe dhe siguri në rajon dhe sigurisht edhe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, ka thënë Hill për NIN.

Ai ka thënë se se dëshiron të shohë më shumë përparim në dialog.

I pyetur nëse BE-ja do t’i reduktonte tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi ruso-kinez duke e anëtarësuar të gjithë rajonin dhe nëse kjo është e mundur pa ShBA-në, Hill theksoi se BE-ja i merr vetë vendimet dhe se “kur një vend dëshiron të bëhet anëtare, SHBA-ja e mbështet, gjë që e bëjnë edhe me Serbinë”.

The post Hill: Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Vjosa Osmani takon shefin e ri të Zyrës së BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për statusin e vendit kandidat

admin

Publikohet raporti: Evropa përballet me sfida ekzistenciale për të rritur prodhimin! Investimet të rriten në vlerë të paktën 750-800 miliardë euro

admin

“Doja të merrja peng Nancy Pelosin”- I hyri me forcë brenda në shtëpi dhe sulmoi me çekiç bashkëshortin e saj, autori dënohet me 30 vite burg

admin