RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Holandë, lideri racist Wilders në ditën e tretë të detyrës kritikon kryeministrin që propozoi vetë

holande,-lideri-racist-wilders-ne-diten-e-trete-te-detyres-kritikon-kryeministrin-qe-propozoi-vete

Lideri racist dhe antiislam në Holandë, Geert Wilders, kritikoi në ditën të tretë të detyrës si “të dobët” kundër opozitës kryeministrin Dick Schoof, të cilin ai e propozoi për qeverinë e koalicionit të ekstremit të djathtë dhe qendrës së djathtë, transmeton Anadolu.

Wilders, lideri i Partisë së Lirisë (PVV), e cila fitoi 37 vende me 23,5 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të mbajtura në vend më 22 nëntor 2023, kishte deklaruar se dëshironte të krijonte qeverinë e koalicionit në të cilin janë të përfshirë edhe partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), e udhëhequr nga Dilan Yeşilgöz, e cila mori vendin e tretë me 24 vende, Partia e Kontratës së Re Sociale (NSC), e udhëhequr nga Pieter Omtzigt, që zuri vendin e katërt me 20 vende, si dhe Partia e Lëvizjes së Qytetarëve Fermerë (BBB), ​​e udhëhequr nga Caroline van der Plas, e cila zuri vendin e gjashtë me 7 vende.

Wilders, dëshira e të cilit për t’u bërë kryeministër u refuzua në negociatat e koalicionit me partitë në fjalë, së fundmi sugjeroi që ish-shefi i inteligjencës Dick Schoof të bëhej kryeministër dhe partnerët e tij të koalicionit e pranuan këtë propozim pasi Wilders nuk do të ishte në qeveri.

Me kryeministër Schoof, qeveria e koalicionit të ekstremit të djathtë dhe qendrës së djathtë, për të cilën Wilders tha se ishte e vetmja mundësi që nga dita e parë, u betua më 2 korrik, 223 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në Holandë më 22 nëntor 2023.

Pikëpamjet e ndryshme të mendimeve mes Wilders dhe kryeministrit të propozuar prej tij u paraqitën teksa qeveria ndodhet ende në ditën e tretë të saj.

Ndërsa në parlamentin holandez po diskutohej programi i qeverisë, nga opozita u bënë shumë pyetje nëse do të ndiqen politika raciste dhe rreth ministrave racistë në qeveri.

Në përgjigje të këtyre pyetjeve, ish-shefi i inteligjencës holandeze, Schoof, siguroi se qeveria e tij “nuk do të përfshihet në racizëm apo diskriminim”, se do të ndjekë politika gjithëpërfshirëse për të gjithë dhe se do t’i përmbahet kushtetutës.

Ndërkaq, Wilders, i cili mendon se Schoof nuk ka mbrojtur në mënyrë të mjaftueshme vete dhe ministrat “racistë” të partisë së tij në qeveri, tha se përgjigjet e kryeministrit i konsideron “të dobëta”.

Përveç fjalimit të tij në parlament, Wilders vazhdoi kritikat e tij ndaj Schoof edhe përmes rrjetit social X, ku ai deklaroi: “Nëse ministrave të PVV-së u thuhet ‘racistë‘ në një debat në parlament, kryeministri duhet të distancohet menjëherë nga ky debat. Unë nuk do të pranoj asgjë më pak. Do të jem gjithmonë pranë ministrave tanë”.

Kjo kritikë e Wilders ndaj kryeministrit tërhoqi reagimin e Yeşilgöz, lideres së VVD-së që është partnere e koalicionit. Në mesazhin e saj në X, Yeşilgöz akuzoi Wilders se ka “vepruar në mënyrë të papërgjegjshme” duke kritikuar kryeministrin Schoof, ndërkohë që opozita vendoste në objektiv qeverinë.

– Gjykuar për rastin e racizmit

Racizmi i Wilders, i cili edhe një herë tregoi se ishte shqetësuar duke u quajtur “racist”, ka qenë objekt i një padie.

Wilders u dënua për fyerje dhe nxitje për diskriminim në çështjen që zjgati 7 vjet dhe e cila u ngrit me arsyetimin se ai ofendoi marokenët në një aktivitet partie në vitin 2014, por ai nuk u dënua me dënim shtesë me arsyetimin se “ky vendim ishte i mjaftueshëm për një politikan”

Në një takim ku u vlerësuan rezultatet e zgjedhjeve lokale në 2014, Wilders pyeti anëtarët e partisë: “Doni më shumë apo më pak marokenë në këtë qytet dhe në Holandë?”, dhe pas përgjigjes “pak” që mori, theksoi se “Do të bëjmë atë që duhet”.

– Wilders shkaktoi shumë skandale gjatë procesit të formimit të koalicionit

Wilders, i cili doli qartë në vendin e parë në zgjedhjet e 22 nëntorit në Holandë, u detyrua të tërhiqej pasi shkaktoi shumë skandale gjatë negociatave të koalicionit.

Ndërsa përpjekjet e Ronald Plasterk, një nga ish-ministrat e brendshëm që u caktua të hetonte mundësitë e koalicionit pas zgjedhjeve, nuk rezultuan të suksesshme, Wilders mbështeti Plasterk për t’u bërë kryeministër i qeverisë së djathtë që do të krijohej.

Plasterk, i cili mori mbështetjen e Wilders për postin e kryeministrit, njoftoi tërheqjen e kandidaturës për postin e kryeministrit më 20 maj, pas skandalit që u shfaq në lidhje me të ardhurat e marra nga patenta e trajtimit të kancerit.

Wilders shprehu keqardhje për këtë, pasi mendonte se Plasterk, i cili mohoi akuzat për mashtrimin me patentën, do të bëhej një kryeministër i shkëlqyer.

Një tjetër kandidat i Geert Wilders i përfshirë në parregullsi dhe skandale ishte senatori i PVV-së, Gom van Strien.

Van Strien, një nga senatorët e PVV-së i cili ishte caktuar për të formuar qeverinë para Plasterk, mbeti i detyruar të jepte dorëheqjen pa pasur asnjë takim me partitë kandidate të koalicionit.

Van Strien dha dorëheqjen nga detyra e tij pas akuzave se ai ishte i përfshirë në parregullsi në filialin e Spitalit Universitar të Utrecht, të cilin ai e drejtoi deri në vitin 2009.

Shërbimi i Inteligjencës Financiare dhe Hetimit (FIOD) kontrolloi shtëpinë e Van Strien muajin e kaluar. Van Strien u bë “personi që shërbeu me kohën më të shkurtër mes zyrtarëve të ngarkuar për të formuar një qeveri në historinë holandeze”.

Edhe para zgjedhjeve të nëntorit, shumë zyrtarë në partinë e Wilders u përfshinë në racizëm ose korrupsion.

Anëtari i Këshillit të PVV-së të bashkisë Delfzijl, Emil Smeding, dha dorëheqjen pasi në lajmin në Facebook për zjarrin që shpërtheu në qendrën e aplikimit për azil në Ter Apel në 2018 komentoi me shprehjen “Shuajeni me benzinë”, ndërsa Wilders shkarkoi Geza Hegedüs, anëtarin e PVV-së në Roterdam në me arsyetimin se kishte kryer racizëm.

Michael Heemels, një nga zëdhënësit e partisë PVV-së të Wilder, u dënua me arsyetimin se ai përvetësoi paratë e partisë në vitin 2016, ndërsa anëtari i Këshillit të PVV-së në Almere, Rene Eekhuis, u përjashtua nga partia me arsyetimin se transferoi para në llogarinë e tij.

– Kandidati ministror i lindur në Tel Aviv nuk mundi të kalojë hetimin e sigurisë

Ndërkaq, kandidati i fundit që Wilders u detyrua ta tërheqë, ishte zëvendësi i PVV-së i lindur në Tel Aviv, Gidi Markuszower, të cilin ai e rekomandoi në Ministrinë e Migracionit dhe Azilit.

Wilders, i cili viziton shpesh Izraelin dhe shumë herë ka shprehur miqësinë e tij me këtë vend, iu desh të tërhiqte kandidaturën e Markuszower proizraelit, të cilin donte ta fuste në kabinet.

Ndërkohë që në shtypin e vendit u transmetua se Markuszower nuk mundi ta kalonte hetimin e sigurisë për shkak të afërsisë së tij me Izraelin dhe shërbimin e inteligjencës Mossad, Wilders në postimin e tij në llogarinë e tij X tha se ai e tërhoqi Markuszower nga kandidatura e tij si ministër për shkak të përmbajtjes së hetimit ndaj tij.

Duk toleruar që Markuszower të qëndronte në PVV pasi dështoi të kalonte hetimin e sigurisë të Agjencisë Holandeze të Inteligjencës dhe Sigurisë (AIVD), Wilders planifikonte që Markuszower të shërbente gjithashtu si zëvendëskryeministër në qeveri.

Wilders, i cili njihet për miqësinë e tij me Izraelin dhe ka ndarë mbështetjen për ushtarët izraelitë të vrarë në përleshjet në Gaza, së fundmi njoftoi mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të cilin kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan aplikoi për një “urdhër arresti”.

Wilders bëri një bisedë telefonike mbështetjeje me Netanyahun pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm Khan për një urdhër arresti. Në një deklaratë që bëri lidhur me bisedën, Wilders tha: “Unë shpreha mbështetjen time të fortë për Shtetin e Izraelit dhe popullin hebre. Vendimi i prokurorit të ICC-së është qesharak dhe i gabuar, është krim të mos mbrosh popullin tënd kundër forcave të urrejtjes dhe terrorit”.

– Wilders vazhdoi fyerjet e tij kundër Islamit para formimit të qeverisë

I njohur për ofendimet e tij të shpeshta ndaj Islamit dhe myslimanëve, Wilders ka vazhduar këtë qëndrim edhe në deklaratat që ka bërë në rrjetet sociale para formimit të qeverisë së koalicionit.

Në një mesazh më 26 qershor, Wilders deklaroi “Islami është një fe e neveritshme, e dënueshme, që përmban dhunë dhe plot urrejtje”.

Partitë e tjera, pasi deklaratat fyese dhe përjashtuese kundër myslimanëve ishin gjithashtu një problem gjatë procesit të koalicionit, kërkuan të heqë dorë nga premtimet dhe kërkesat në kundërshtim me kushtetutën e Holandës.

Ndërsa Wilders ndryshoi tonin e retorikës së tij antiislamike me fillimin e procesit të koalicionit, atij iu desh të tërhiqte projektligjin që paraqiti në 2018 nën titullin “Ndalimi i shprehjeve islame”, i cili përfshinte mbylljen e xhamive dhe shkollave islame si dhe ndalimin e Kuranit dhe burkës.

Wilders tërhoqi gjithashtu edhe propozimin e tij i cili përfshinte që të mos u jepej e drejta për të votuar dhe për t’u zgjedhur atyre me shtetësi të dyfishtë.

– Jeta e tij politike u formësua nga anti-islamizmi

Wilders, i cili ka lindur në qytetin Venlo, Holandë, në vitin 1963, është fëmija i një babai holandez dhe një nëne emigrante indoneziane. Dihet se Wilders, i cili kaloi periudhën e rinisë së tij midis viteve 1981 dhe 1983 në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze, u trajnua për disa muaj në fshatin bujqësor kooperativ të kolonëve të paligjshëm hebrenj, të quajtur “moshav”.

Wilders, i cili dihet se ka vizituar shpesh Izraelin në vitet në vijim, e ka përshkruar këtë vend si “një vend ku ai ndihet si në shtëpinë e tij” dhe “shumë afër zemrës së tij”.

Wilders për Izraelin ka përdorur gjithashtu edhe shprehjet “kanarina në minierën e qymyrit” dhe “vija e parë e mbrojtjes së Perëndimit kundër Islamit”.

Geert Wilders hyri në politikën aktive në Holandë duke u zgjedhur si deputet nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) në vitin 1998.

Procesi i anëtarësimit të Türkiyes në BE ka qenë përcaktues në jetën politike të Wilders, i cili e intensifikoi retorikën e tij antimyslimane pas vrasjes së politikanit antiislamik Tim Fortuyn nga një aktivist për të drejtat e kafshëve në vitin 2002.

Wilders dha dorëheqjen nga partia e tij pasi u shqetësua nga vendimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në samitin e Brukselit në vitin 2004 dhe përkrahja e VVD-së për këtë vendim.

Në deklaratat e tij në atë kohë, Wilders tha se ai mbronte idenë që në programin e partisë duhet të përfshihet se “Türkiye nuk do të mund të bëhet anëtare në BE” dhe se partia duhet të mbajë një qëndrim në këtë drejtim dhe se për këtë arsye e ka parë të përshtatshme që të jepte dorëheqjen. Në deklaratat e tij në atë kohë, politikani holandez theksoi se Türkiye nuk duhet të pranohet në BE “sepse është një vend mysliman dhe se Islami përfshin një kulturë të prapambetur”.

Pas dorëheqjes së tij nga partia, Wilders themeloi PVV-në në vitin 2006 dhe u bë partia e pestë më e madhe me 9 vende në parlament në zgjedhjet e para të përgjithshme që mori pjesë në të njëjtin vit, ndërsa ai përshpejtoi edhe aktivitetet e tij antiislame.

– I mërzitur që përpjekja për grusht shteti e FETO-s dështoi

Shprehja e keqardhjes së Wilders në parlamentin holandez në lidhje me dështimin e tentativës së grushtit të shtetit të organizatës terroriste FETO më 15 korrik 2016 në Türkiye dhe kërkesa e tij për largimin e Türkiyes nga NATO, zbuluan pikëpamjen kontradiktore të politikanit racist për demokracinë.

Kërcënimi i Wilders në mediat sociale pas zgjedhjeve të vitit 2023 në Türkiye ndaj turqve holandezë që votuan për presidentin Recep Tayyip Erdoğan​​​​​​ ​dhe “kërkesa ndaj tyre që të paketojnë valixhet dhe të transferohen në Türkiye”, ishte një shembull tjetër që tregon pikëpamjen e tij problematike për demokracinë.

Related posts

Gjermani, sulmohet familja turke dhe i vihet flaka apartamentit të tyre – VIDEO

admin

Finlanda nuk do të lejojë djegien e Kuranit

admin

Presidenti Biden hedh poshtë thirrjet e GJNK-së për urdhër-arreste ndaj Izraelit

rezart morina