RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Houthi thotë se ka goditur 10 anije izraelite, amerikane dhe britanike brenda një jave

houthi-thote-se-ka-goditur-10-anije-izraelite,-amerikane-dhe-britanike-brenda-nje-jave

Grupi jemenas Houthi tha se ka shënjestruar 10 anije të lidhura me SHBA-në, Britaninë dhe Izraelin në Detin e Kuq, atë Arab dhe atë Mesdhe, si dhe në Oqeanin Indian, transmeton Anadolu.

Forcat Houthi “kryen gjatë javës së tanishme, operacione në mbështetje të Gazës me 27 raketa balistike, me krahë dhe me dronë, në Detin e Kuq, Detin Arab Oqeanin Indian dhe drejt Mesdheut”, tha udhëheqësi Abdul-Malik al-Houthi në një fjalim televiziv.

Ai tha se operacionet kishin në shënjestër “anijet e lidhura me armiqtë nga Izraeli, SHBA-ja dhe Britania, dhe anijet që u përkisnin kompanive që shkelën ndalimin e hyrjes në portet e Palestinës së pushtuar”, duke zbuluar emrat e kompanive.

Al-Houthi shtoi se “numri i anijeve të synuara që nga fillimi i operacioneve mbështetëse për Gazën (nëntorin e kaluar) arriti në 129”.

Houthit kanë shënjestruar anijet që janë në pronësi izraelite, me flamur, që operojnë ose drejtohen në portet izraelite në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit me raketa dhe dronë në solidaritet me Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën një ofensivë shkatërruese izraelite që nga 7 tetori.

Me fillimin e sulmeve ajrore hakmarrëse të SHBA-së dhe Britanisë kundër lokacioneve të Houthive brenda Jemenit, grupi deklaroi se i konsiderojnë të gjitha anijet amerikane dhe britanike objektiva ushtarake.

Related posts

Borrell nuk e ka në agjendë takimin Kurti-Vuçiq

admin6

Nisen 5 anije të tjera me drithëra nga portet e Ukrainës

admin

Meloni në takimin me Zelenskyn: Nuk kemi plan furnizimin me avionë luftarakë në Kiev

rezart morina