RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Houthit njoftojnë se kanë sulmuar një anije në Detin e Kuq që po shkonte drejt Izraelit

houthit-njoftojne-se-kane-sulmuar-nje-anije-ne-detin-e-kuq-qe-po-shkonte-drejt-izraelit

Grupi jemenas Houthi i mbështetur nga Irani njoftoi se kanë sulmuar një anije në Detin e Kuq që po shkonte në Izrael, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree, në një deklaratë tha se forcat e tyre të armatosura shënjestruan anijen me kontejnerë “CMA CGM TAGE” që po shkonte drejt porteve të pushtuara palestineze.

Duke deklaruar se ekuipazhi i anijes refuzoi t’u përgjigjej të shtënave paralajmëruese dhe thirrjeve të ndryshme, Saree nuk dha informacione për pasojat e sulmit në anije.

Ai deklaroi se operacioni u krye kundër padrejtësisë ndaj popullit palestinez që po i nënshtrohet bllokadës dhe sulmeve, ndërsa gjithashtu theksoi se sulmet ndaj anijeve izraelite që shkojnë në portet e pushtuara palestineze në Detin e Kuq dhe Gjirin Persik do të vazhdojnë derisa njerëzit në Rripin e Gazës të marrin ushqimin dhe ilaçet që u nevojiten.

Në deklaratën e tij, Saree kërcënoi gjithashtu se çdo sulm amerikan në këtë kontekst nuk do të mbetet pa përgjigje dhe pa u ndëshkuar.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi në një deklaratë në platformën e mediave sociale “X” këtë mëngjes se Houthit lëshuan dy raketa kundër anijeve në Detin e Kuq nga rajoni nën kontrollin e tyre në Jemen.

Related posts

Hilli thotë se do të shohë se çfarë mund të bëjë ankesat e shqiptarëve në Luginë

rezart morina

Johanes Hahn: E kemi obligim ta mbështesim Ukrainën

admin

Ministri i Jashtëm turk: Mbështesim Kosovën për të arritur pozitën e merituar në arenën ndërkombëtare

rezart morina