RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: Autorët e krimit të tmerrshëm në Banjskë të mbahen përgjegjës

hovenier:-autoret-e-krimit-te-tmerrshem-ne-banjske-te-mbahen-pergjegjes

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë sot homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes së tij nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.

Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin thirrjen që autorët dhe personat e përfshirë në këtë “krim të tmerrshëm” të mbahen plotësisht përgjegjës. Hovenier tha se kjo është pritshmëria e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hovenier, ka shpërndarë pamje nga homazhet.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar Hovenier në “X”.

Related posts

Kosova bën hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pranohet aplikimi

admin

Greqi, rrëzohet avioni për shuarjen e zjarreve

rezart morina

Publikohen pamjet pak para atentatit/ Autori që qëlloi Donald Trump shfaqet i armatosur dhe i shtrirë në çatinë e një ndërtese! U ekzekutua nga Shërbimi Sekret

admin