RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hoxha: Situata në veri e brishtë, me mundësi tensionimi

hoxha:-situata-ne-veri-e-brishte,-me-mundesi-tensionimi

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka thënë se situata në veri të vendit vazhdon që të mbetet e brishtë, me mundësi tensionimi.

E gjithë kjo sipas tij, për shkak të grupeve kriminale të cilat veprojnë në veri të vendit, shkruan teve1.info

“Situata në veri të vendit vazhdon të mbetet e brishtë, me mundësi tensionimi, për arsyeje të grupeve kriminale të cilat veprojnë në atë pjesë të vendit. Viti 2023 na ka përcjellur me rrëmbimin e tre zyrtareve policor, vrasjen e heroit, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, më 24-shtator”, ka deklaruar Hoxha gjatë raportimit sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur serbësh vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Banjskë të komunës së Zveçanit.

Si pasojë e përleshjeve të mëtejme u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e mban përgjegjës shtetin e Serbisë për këtë sulm, ndërsa Beogradi zyrtar e kundërshton këtë qëndrim.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Millan Radoiçiq, më vonë e mori përgjegjësinë për sulmin.

Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë, por masat ndëshkuese të kërkuara aq shumë prej Kosovës nuk janë vënë ende.

Related posts

Pendarovski: Shërbimi inteligjent rus, pas strukturave bullgare që bëjnë fushatë anti-maqedonase

admin

KFOR shton prezencën në veri

admin

Sali Berisha zyrtarisht i pandehur për korrupsion, do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpiak

RTI