Një 18-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, mbrëmjen e sotme në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci bëri të ditur për teve1.info se rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”.
“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.