Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pranoi vendimin “të qartë” të kryeministrit hungarez Viktor Orban për të mos marrë pjesë në mbrojtjen e aleancës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, tha të mërkurën shefi i aleancës.
Megjithatë, vendi i Evropës Qendrore u zotua të mos bllokojë kombet e tjera që të mbështesin financiarisht Ukrainën, sipas Stoltenberg, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Kryeministri Orbán e ka bërë të qartë se Hungaria nuk do të marrë pjesë në këto përpjekje të NATO-s dhe unë e pranoj këtë qëndrim”.
Stoltenberg theksoi se në këmbim të mospjesëmarrjes së Hungarisë, Orban kishte garantuar se vendi nuk do të “bllokonte aleatët e tjerë” me të drejtën e vetos nga një marrëveshje që po arrihet për të premtuar mbështetje financiare për Ukrainën.
“Kryeministri më ka siguruar se Hungaria nuk do t’i kundërshtojë këto përpjekje, duke u mundësuar aleatëve të tjerë të ecin përpara dhe ai ka konfirmuar se Hungaria do të vazhdojë të përmbushë plotësisht angazhimet e saj në NATO”, shtoi ai.
Ndryshe, Aleanca prej 32 anëtarësh merr të gjitha vendimet e saj me konsensus, duke i dhënë në fakt çdo aleat të drejtën e vetos. /Telegrafi/
The post Hungaria nuk do t’i bashkohet nismave të NATO-s për Ukrainën, por as nuk do t’i bllokojë ato – thotë Stoltenberg first appeared on Radio Televizioni Iliria.