RTV AHIRETI
Shëndetësi

Hurmat e freskëta të arabisë, katër arsyet pse duhet t’i konsumoni patjetër

hurmat-e-fresketa-te-arabise,-kater-arsyet-pse-duhet-t’i-konsumoni-patjeter

Hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme për organizmin. Ato janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash. Në variantin e tyre të freskët, këto hurma janë thesar vlerash.

Fibra

jë racion prej 100 gramë hurmash të freskëta ofron 6.7 gramë fibër. Kjo përbën 25 përqind të sasisë së këshilluar ditore të fibrës e cila është e domosdoshme për një sërë funksionesh në organizëm.

Fibra që është thelbësore për një sistem të mirë tretës sepse arrin të orientojë ujin aty ku trupi ka më shumë nevojë: aparatin tretës. Kjo taktikë, ndihmon organizmin të shmangë konstipacionin.

Mineralet

Hurmat e freskëta përmbajnë shumë minerale thelbësore. Ato plotësojnë nga 14 deri në 20 përqind të dozës së këshilluar ditore të bakrit, manganit, magnezit dhe kaliumit. Kaliumi që gjendet tek hurmat ul rrezikun e goditjeve në tru.

Për më tepër, nëse përfshini hurmat në dietën tuaj do të ulni nivelin e kolesterolit të keq. Kolesteroli i keq akumulohet në muret e enëve të gjakut duke i bllokuar ato dhe duke rrezikuar ndjeshëm zemrën. Hurmat e freskëta të Arabisë këshillohen të konsumohen veçanërisht në ditët e nxehta të verës kur organizmi humbet shumë lëngje.

Hidratimi

Hurmat e freskëta janë shumë hidratuese, ndryshe nga varianti i thatë. Nëse keni etje apo vëreni shenja të pashpjegueshme të dehidratimit, atëherë ekspertët këshillojnë rritjen e sasisë së ushqimeve të pasura me ujë të cilat ofrojnë të paktën 20 përqind të hidratimit.

Më Pak Sheqer

Hurmat e freskëta kanë një nivel më të ulët glicemie në krahasim me hurmat e thata. Diabetikët ose njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj të ëmblave mund të konsumojnë hurma të freskëta.

Ushqimet me nivel të ulët glicemie ofrojnë jo vetëm më pak sheqer por edhe më shumë energji. Për më tepër ato ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të nepsit. Hurmat e freskëta të Arabisë mund të përfshihen mjaft mirë në shumë receta gatimi.

Ato mund t’i prini në copa të vogla dhe t’i përfshini në sallata, lëngje frutash dhe perime ose t’i mbushni me krem djathi, djathë dhie apo gjalpë arrorësh.

Related posts

​A është e shëndetshme të flesh në errësirë të plotë?

admin

Kajsia, fruti i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë

admin

Ushqimet që mund t’i konsumoni në mëngjes dhe ato që duhet t’i shmangni

rezart morina