Huthit në Jemen njoftuan se kanë shënjestruar qytetin Eilat në jug të Izraelit, një anije amerikane në Detin e Kuq dhe një anije britanike në Gjirin e Adenit me raketa detare dhe mjete ajrore pa pilot (UAV), transmeton Anadolu.
Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, në deklaratën e tij për kryerjen e operacioneve me UAV në rrjetin social X tha: “Marina e Jemenit (e lidhur me Huthit) kreu operacion me një sërë raketash balistike dhe UAV kundër zonave të ndjeshme të armikut Izraelit në qytetin Umm al-Rashrash (Eilat) në jug të Palestinës së pushtuar (Izrael)”.
Ai theksoi se një anije britanike (ISLANDER) në Gjirin e Adenit është shënjestruar me një numër të përshtatshëm raketash detare dhe mori një goditje të drejtpërdrejtë. Saree tha se një destrojer amerikan në Detin e Kuq ishte shënjestruar me një numër të dronëve.
Ushtria izraelite njoftoi në deklaratën e saj se një “objektiv” ajror që vinte nga drejtimi i Detit të Kuq u shkatërrua në ajër përpara se të hynte në qytetin Eilat.