RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hyn në fuqi rregullorja e re për banka, cilat janë shërbimet që mund të marrin qytetarët pa pagesë?

hyn-ne-fuqi-rregullorja-e-re-per-banka,-cilat-jane-sherbimet-qe-mund-te-marrin-qytetaret-pa-pagese?

Më 1 gusht ka hyrë në fuqi rregullorja e re për banka, ku sipas kësaj rregullore bankat duhet të ofrojnë shërbime bazike pa pagesë për qytetarët.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2022 kishte miratuar Rregulloren për shërbime bazike, ndërkaq neni 5 paragrafi 4 do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024, transmeton Telegrafi

BQK në njoftimin e bërë për media ka njoftuar se, rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike ka për qëllim të përcaktojë kushtet për qasjen e konsumatorëve në llogari pagese me shërbime bazike.

Rregullorja u mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh rrethanat financiare të tyre, statusin e punësimit apo nivelin e të ardhurave, që të mund të kenë qasje në llogari pagese me shërbime bazike.

Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike aplikohet për të gjitha bankat dhe degët e bankave të huaja të licencuara nga BQK-ja, që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Detaje rreth rregullores së re mund të gjeni duke klikuar KËTU

Related posts

Kanadaja ndan 7.5 milionë dollarë si ndihmë fillestare për Turqinë dhe Sirinë

admin

Arrestohen 13 persona për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Ferizaj

admin

Hebrenjtë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa

admin