Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e disa personave në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë të premten, gjendet në arrati.
Mësohet se ai është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.
Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”.
Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër Neë York.
Një person vdiq nga katër të plagosurit, kurse 17 janë lënduar. Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, katër prej të cilëve janë nën vëzhgimin e Policisë e që gjenden në SHSKUK për t’u trajtuar e një tjetër në arrati.