RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I riu në Suharekë dyshohet se vrau veten duke manovruar me armën e prindit polic

i-riu-ne-suhareke-dyshohet-se-vrau-veten-duke-manovruar-me-armen-e-prindit-polic

Një i ri ka vdekur në Suharekë të enjten, pasi sipas Policisë, e ka qëlluar veten me armën e prindit, që është zyrtar policor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për KOHËN se viktima me inicialet E.K., i lindur në vitin 2004, e ka qëlluar gabimisht veten në kokë, duke marrë lëndime të rënda.

Viktima është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku është konfirmuar vdekja e tij nga mjeku kujdestar.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armëzjarri dhe një gëzhojë. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor të PK-së ( Prindi i viktimës ) i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare. Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK ( Inspektorati Policor i Kosovës) të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me zyrtarë të Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-së të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Gashit.

Related posts

Luftanija iraniane përmbyset në port, mund të dalë jashtë funksionit deri në 6 muaj!

admin

Erdoğan: Turqia do të dërgojë grurin në vendet afrikane sapo të mbërrijë nga Rusia

admin

Mediat iz’raelite: Shpërthimin e pejxherëve në Liban e miratoi Netanyahu

RTI