RTV AHIRETI
Shëndetësi

I rrezikshëm për shëndetin, OBSH do të shpallë kancerogjen ëmbëlsuesin artificial që përdoret në pije freskuese

i-rrezikshem-per-shendetin,-obsh-do-te-shpalle-kancerogjen-embelsuesin-artificial-qe-perdoret-ne-pije-freskuese

Një ëmbëlsues artificial i popullarizuar i përdorur në mijëra produkte në mbarë botën, duke përfshirë pijet freskuese, akullore dhe çamçakëz, do të shpallet një rrezik i mundshëm që shkakton kancerin te njerëzit.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), organi i OBSH-së ka kryer një rishikim të sigurisë së aspartamit dhe do të publikojë një raport muajin e ardhshëm.

Ajo po përgatitet të etiketojë ëmbëlsuesin si “ndoshta kancerogjen për njerëzit”, raportoi Reuters. Kjo do të thotë se ka disa prova që lidhin aspartamin me kancerin, por që është i kufizuar. IARC ka dy kategori më serioze, “ndoshta kancerogjene për njerëzit” dhe “kancerogjene për njerëzit”.

IARC është përballur me kritika për shkaktimin e alarmit rreth substancave ose situatave të vështira për t’u shmangur.

Related posts

Çfarë ndodh me trupin kur konsumojmë banane të pjekura me pika të zeza

admin

Dëshironi një gjumë të mirë gjatë natës? Këto 5 ushqime mund t’ju ndihmojnë

admin

Receta që ju shpëton mëlçinë…

admin