RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Igli Hasani në krye të OSBE?/ Qeveria shqiptare propozon emrin e ministrit të jashtëm

igli-hasani-ne-krye-te-osbe?/-qeveria-shqiptare-propozon-emrin-e-ministrit-te-jashtem

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mund të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm në OSBE.

Në një shkrim ekskluziv, “Security and Human Rights Monitor”, raporton se emri i Hasanit si kandidat për këtë post është dërguar nga qeveria shqiptare. Ai do të jetë në garë m katër persona të tjerë.

KANDIDATË PËR POSTIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË OSBE

Igli Hasani – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në Sqhipëri

Jan Braathu – Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi;

Christophe Kamp– Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE;

John MacGregor – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat

Marcel Peško – Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së, Koordinator i Projektit të OSBE-së në Ukrainë.

Ndryshe nga organizatat e tjera ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, të cilat kohët e fundit ka përdorur një proces ndryshe për të emëruar dhe përzgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, OSBE zgjedh udhëheqësit e lartë me dyer të mbyllura.

Gjithashtu i takon vendit që kryeson OSBE-në të gjejë mënyra për arritjen e konsensusit, duke përfshirë organizimin e konsultimeve dhe dëgjimeve të mundshme ose intervistave me kandidatët.

Ashtu si me të gjitha vendimet e tjera të OSBE-së, emërimet mund të bëhen vetëm pasi të jetë arritur konsensusi midis të 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.

Përpara fillimit të detyrës, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, në periudhën Tetor 2021 – Shtator 2023, Igli Hasani ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit të OSBE për Çështjet Ekonomiko-Ambientale. Ky ishte pozicioni më i lartë i mbajtur nga një shtetas shqiptar në OSBE, që prej anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatë, në vitin 1991. /abcnews

Related posts

Palestinë: Këtu janë zhvillimet kryesore gjatë natës

admin

Erdogan mbërrin në Ankara, shpallë ‘shekullin turk’ – VIDEO

rezart morina

Kreu i OKB-së vlerëson rolin e gazetarëve në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave

RTI