RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

India kufizime të reja për eksportin e orizit

india-kufizime-te-reja-per-eksportin-e-orizit

India, eksportuesi më i madh i orizit në botë, ka vendosur më shumë kufizime për dërgesat e grurit, në një lëvizje që do të rëndojë edhe më shumë kushtet e furnizimit global ushqimor.

Qeveria do të vendosë një çmim dysheme prej 1200 dollarësh për ton mbi eksportin e orizit të basmatit. Kjo lëvizje synon të pengojë tregtarët që nxirrnin jashtë vendit në mënyrë kontrabandë oriz të bardhë, i ndaluar për t’u eksportuar, duke e kamufluar atë si oriz basmati.

Lëvizja e radhës vjen pasi India vendosi më herët një taksë prej 20% mbi eksportet e disa llojeve të varietit të orizit. India, që mban 40% të peshës së gjithë orizit të eksportuar në botë, tani ka ndaluar apo vendosur kufizime në eksportin e pothuajse gjithë varieteteve të grurit.

Çmimet e orizit arritën kulmin më të lartë në 15 vite muajin e kaluar dhe ka të ngjarë të rriten sërish. Qeveria po përpiqet të kontrollojë inflacioni ushqimor brenda vendit përpara zgjedhjeve që pritet të zhvillohen viti ne ardhshëm.

Vendi ka ndaluar eksportin e orizit të bardhë, ka kufizuar dërgesat e miellit dhe sheqerit dhe ka filluar të grumbullojë rezerva për disa ushqime.

Qeveria indiane gjithashtu po shikon mënyra të tjera për të shtuar ofertën e produkteve ushqimore në treg, në mënyrë që të ulë çmimet e ushqimeve për qytetarët. /ora

Related posts

Hill: Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE

RTI

Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të befasishëm të prodhimit

rezart morina

Irani thotë se ka aftësi teknike për të prodhuar bombë bërthamore

admin