Rreth 6.500 njerëz u evakuuan për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme në vullkanin Lewotobi Laki-Laki në rajonin Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë, transmeton Anadolu.
Autoritetet kanë njoftuar se vullkani Lewotobi Laki-Laki, i cili prej një kohe është aktiv, ka shpërthyer 40 herë nga dje.
Po ashtu autoritetet njoftuan se 6.500 personat që ndodheshin në ishullin Flores janë evakuuar dhe kanë bërë thirrje që të qëndrohet larg në perimetrin 4 km përreth vullkanit.
Ndërkohë autoritetet janë shprehur se nuk është raportuar ndonjë humbje jete ose ndonjë dëm.
Vendimi për evakuim u dha për shkak të aktiviteteve vullkanike që vazhdojnë prej javësh në malet që ndodhen në Ishullin Flores në lindje të Indonezisë.
Pasi vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi u aktivizua më 1 janar, u dha urdhër për evakuim për 1.172 banorë të zonës, përfshirë në mesin e tyre gra dhe fëmijë.
Pas shpërthimit të vullkanit, më 10 janar u dha alarm në nivelin më të lartë.
Watch: #Indonesia’s Marapi #volcano erupted, spewing ash some 1.3km into the sky just a month after a previous eruption killed at least 20 people, according to the country’s geological agency. pic.twitter.com/fYbh7NIHM8
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) January 14, 2024