RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezia: Vendeve muslimane u bëhet presion për normalizimin e marrëdhënieve me Iz’raelin

indonezia:-vendeve-muslimane-u-behet-presion-per-normalizimin-e-marredhenieve-me-iz’raelin

Ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi deklaroi se Izraeli dhe aleatët e tij po bëjnë presion mbi vendet muslimane për të normalizuar marrëdhëniet me Tel Avivin, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës “Jakarta Globe”, Marsudi foli në konferencën e mbajtur në Universitetin Gadjah Mada (UGM) në Yogyakarta, Indonezi.

Marsudi pohoi se vendet muslimane janë subjekt i presionit të jashtëm në marrëdhëniet e tyre me Izraelin.

“Izraeli dhe aleatët e tij bëjnë përpjekje sistematike për të lobuar dhe për t’u bërë presion vendeve muslimane që të mendojnë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre me Izraelin”, tha Marsudi.

Duke thënë se Indonezia vazhdon politikën e saj për të mbështetur Palestinën, Marsudi nënvizoi se vendi i saj nuk ka plane ta ndryshojë këtë politikë.

Marsudi theksoi se Indonezia vazhdon të mbajë linjën e saj të qëndrueshme në mbështetje të Palestinës në përputhje me parimet dhe vlerat universale.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u vranë 36.439 palestinezë, përfshirë të paktën 15.328 fëmijë dhe 10.171 gra ndërsa 82.627 u plagosën.

Related posts

Dështon mbledhja e Kryesisë, Kusari-Lila: I papranueshëm abstenimi i vazhdueshëm i opozitës

rezart morina

Brigada e Kudsit: Izraeli dështoi në Jenin

rezart morina

Gazës mund t’i duhen 14 vjet për t’u pastruar nga rrënojat, njofton eksperti

admin6