Me ardhjen e verës dhe fillimin e sezonit të plazhit, është shtuar dhe numri i pacientëve që paraqiten në shërbimin ORL.
Dr. Klodiana Zaharia, duke folur për “Infoshendeti.al, tregon se rreth 80% e otiteve që paraqiten në shërbimin ambulator gjatë këtyre ditëve janë nga veshi i notarit, pra otite externe që vijn sipasojë e futjes së ujit në kanalet e veshit. Ndërkoh që pishinat janë ato që sjellin fluksin më të madh të pacientëve.
Kategoria me e rriskuar janë fëmijët e vegjël, moshat e thyera, nënat shtatzëna, si dhe pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike.
Si ndikon vera dhe plazhi në infeksionet e veshit?
Me ardhjen e stinës së verës dhe ngritjen e temperaturave kemi një shtim të numrit të pacientëve që paraqiten pranë poliklinikës tonë me infeksione të veshit. Sigurisht grupi më i madh i këtyre pacientët, janë ata persona kanë nisur tashmë sezonin e plazhit, pra i’u drejtohen plazheve, pishinave, liqeneve etj.
Cilët janë shqetësimet kryesore që paraqesin këta pacientë?
Simptoma e parë dhe më e shpeshtë është bllokimi i veshit. Ky bllokim mund të vijë që nga një dyll i bymyer. Në momentin që pacientët notojnë në ujërat e pishinavë, deteve, liqeneve, ky dyll bymehet dhe bllokon veshin, por shumë herë kjo mund të jetë edhe simptoma e parë e një infeksioni/ një otiti akut. Në rast se bllokimi është kostant, pra thjeshtë kemi ulje dëgjimi, kemi të bëjmë më shume me një bymim. Në rastin e një otiti, pas ditës së parë dhe të dytë fillojnë shenjat e tjera të përkeqësimit, fillon dhe implementohet dhimbja e veshit, kruajtja, era e keqe, ndonjëherë mund të ketë edhe rrjedhje,etj.
Në rast se infeksioni është shfaqur tashmë, çfarë duhet bërë?
Në rast se fillon dhimbja e veshit, temperatura, pacienti ka netë të vështira sepse (veshi më shumë dhemb gjatë natës), e gdhin gjithë natën pa gjumë, sigurisht që janë shenjat e komplikimit të këtij otiti, infeskioni të veshit, dhe duhet patjetër ndihma e mjekut specialist për të bërë një higjenizim të mirë të veshit/ pastrim dhe vendosjen e trajtmit. Pra vendoset skema e plotë e trajtmit për një otit, që nga antibiotiku numër një, me kombinin, antiinflamtorët, pikat në vesh etj.