Inflacioni zbriti në 2 për qind në muajin gusht, duke shënuar nivelin më të ulët që prej qershorit të vitit 2021.
INSTAT publikoi sot indeksin e Çmimeve të Konsumit, raport i cili tregon se vala e rritjes së çmimeve prej pandemisë së COVID-19 e më pas agresionit luftarak në Ukrainë është frenuar.
“Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin gusht 2024 është 2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin gusht 2024, krahasuar me korrik 2024 është 0.5 %”, thuhet në raportin e INSTAT-it.
The post Inflacioni në Shqipëri zbret në 2 për qind, niveli më i ulët nga qershori 2021 first appeared on Radio Televizioni Iliria.