RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inteligjenca amerikane: Hakerët kinezë vodhën miliona dollarë gjatë pandemisë

inteligjenca-amerikane:-hakeret-kineze-vodhen-miliona-dollare-gjate-pandemise

Shërbimi Sekret Federal i SHBA-së ka konfirmuar një zbulim nga rrjeti NBC se hakerat kinezë kanë nxjerrë dhjetëra miliona dollarë që nga viti 2020, të destinuara për mbështetjen financiare të të prekurve nga pandemia Covid-19.

Grupi i hakerëve kinezë është i njohur për agjencitë e sigurisë kibernetike si APT41 ose Winnti, sipas të njëjtit burim.

APT41 besohet të jetë përgjegjës për shumë sulme kibernetike dhe thuhet se ka mbështetjen e qeverisë kineze, raporton NBC.

Anëtarët e grupit u akuzuan në vitin 2019 dhe 2020 nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për spiunim të më shumë se 100 kompanive aktive në zhvillimin e softuerit, telekomunikacionit, videolojërave dhe mediave sociale.

Ish-zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Jeffrey Rosen, kishte akuzuar Pekinin në atë kohë për nxitje të kriminelëve kibernetikë me kusht që ata të kryenin sulme jashtë territorit kinez, në disa raste duke korrur përfitime për qeverinë kineze.

Ambasada e Kinës në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment.

Related posts

Iz’raeli vr’et 184 pa’lestinezë në 5 ditë, gratë dhe fëmijët vazhdojnë të jenë në shë’njestër të su’lmeve

rezart morina

Rusia dhe Koreja e Veriut do të rifillojnë shërbimin e trenave të pasagjerëve në korrik

admin

Kurti: 42 ushtarë të UÇK-së ranë dëshmorë në Pashtrik duke bërë transportimin e armatimeve nga Shqipëria në Kosovë

admin