RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Drenas pas videos ku shihen teksa godasin një të mitur

ipk-rekomandon-suspendimin-e-tre-policeve-ne-drenas-pas-videos-ku-shihen-teksa-godasin-nje-te-mitur

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Drenas.

Kjo pasi siç njoftohet, IPK-ja ka pranuar ankesë nga një qytetar për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Drenas.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 10.06.2024 rreth orës 20:00 në një ndeshje në palestrën sportive ku pas përfundimit të saj zyrtarët policor kishin arrestuar një të dyshuar.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare””, thuhet në njoftim.

IPK thotë se veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Related posts

Vizita e parë e një lideri pro-rus në Ukrainë, Viktor Orbán takohet me Volodymyr Zelenskyn në Kiev

admin

Pezullimi i marrëveshjes godet sigurinë globale të ushqimit

rezart morina

Kurti: Së pari të flasim për tri kushtet e mia paqësore, kërkesat e Vuçiqit bëhen nga dëshpërimi

rezart morina