RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irak, lideri i Lëvizjes Sadr tërhiqet plotësisht nga politika

irak,-lideri-i-levizjes-sadr-terhiqet-plotesisht-nga-politika

Lideri i Lëvizjes Sadr në Irak, Muqtada al-Sadr, ka bërë të ditur se është tërhequr plotësisht nga politika, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lideri fetar dhe politik shiit, Sadr, në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se, “Unë deklaroj se kam lënë punën politike dhe jam tërhequr plotësisht nga politika. Kam vendosur të mbyll të gjitha institucionet përveç varrit të babait tim, institucionit të monumenteve historike dhe muzeut të familjes as-Sadr”.

Në deklaratën e tij, Sadr kritikoi gjithashtu Ayatollah Kazem al-Haeri, një nga autoritetet fetare shiite irakiane, i cili banon në Iran dhe njoftoi se “përfundoi detyrën e tij si autoritet” dje. Sadr argumentoi se Hairi nuk e mori vullnetarisht vendimin për t’u tërhequr nga “autoriteti”.

Në Irak ka institucione politike, ekonomike dhe ushtarake të lidhura me Al-Sadr.

Related posts

Vendoset tabela me emërtimin e heroit Afrim Bunjaku, Kurti: Kjo është rruga e të gjithëve

RTI

Marrakeshi i lashtë nuk e përballoi tërmetin

admin

Konjufca takoi kongresistin Torres: Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme

rezart morina