RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani ekzekuton ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes për shkak të “spiunazhit për Britaninë”

irani-ekzekuton-ish-zevendesministrin-e-mbrojtjes-per-shkak-te-“spiunazhit-per-britanine”

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes i Iranit, Alireza Akbari, u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, disa ditë pasi u dënua me vdekje me akuzën e spiunimit për Britaninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Lajmeve Mizan, e afërt me gjyqësorin iranian, tha se Akbari, i cili kishte shtetësi të dyfishtë, iraniane dhe britanike, u ekzekutua me akuzat për “korrupsion në tokë” dhe “veprim të gjerë kundër sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit”.

Më tej thuhet se ish-zyrtari i lartë ka kryer spiunazh për agjencinë britanike të inteligjencës MI6 në këmbim të një rroge të lartë në valuta të huaja.

Akbari, i cili ka shërbyer në kabinetin e ish-presidentit iranian Mohammad Khatami (1997-2005), ka spiunuar për agjencinë britanike të inteligjencës për çështje të mbrojtjes dhe raketave të vendit, si dhe sanksionet, bisedimet bërthamore dhe çështjet rajonale, tha agjencia.

Ajo shtoi se zyrtari ka vepruar kundër sigurisë kombëtare përmes komunikimeve të tij me agjencinë MI6 dhe takimeve në vende të ndryshme.

Akbari u dënua me vdekje nën akuzat për spiunazh për agjencinë britanike të inteligjencës në fillim të kësaj jave, njoftoi të mërkurën departamenti i mediave i gjyqësorit, duke shtuar se ai ishte “një nga infiltruarit më të rëndësishëm të MI6 në qendrat e ndjeshme dhe strategjike të vendit”.

Autoritetet gjyqësore po ashtu thanë se ai ishte rekrutuar nga shërbimi MI6 në kohën teksa po siguronte një vizë nga Ambasada e Britanisë në Teheran dhe më pas u bë punonjës i plotë i agjencisë, duke shtuar se arrestimi i tij erdhi pas “operacioneve të gjata dhe shumështresore” nga Minisgtria iraniane e Inteligjencës.

Pas arrestimit, kundër tij u hap rast gjyqësor dhe pasoi një proces i gjatë përpara se t’i jepej dënimi me vdekje. Ankesa e tij kundër dënimit u refuzua nga gjykata e lartë e vendit.

Të enjten, media shtetërore e Iranit transmetoi një video në të cilën thuhej se tregohej roli i ish-zëvendësministrit në vrasjen e shkencëtarit të lartë bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh në nëntor 2020, për të cilin Irani në atë kohë fajësoi Izraelin.

Në video, Akbari thotë se një oficer britanik i inteligjencës kishte kërkuar informacion prej tij për Fakhrizadeh, i cili ishte gjithashtu zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly në fjalën e tij të premten u kërkoi autoriteteve iraniane që të mos ekzekutojnë Akbarin.

Ekzekutimi ndodhi në vazhdën e protestave disamujore në Iran të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa ishte në arrest policor në mes të shtatorit.

Mbi dhjetë protestues deri më tani janë dënuar me vdekje në lidhje me protestat e dhunshme dhe katër janë ekzekutuar tashmë.

Related posts

Ga’za, në sulmet e Iz’raelit vr’iten 34 pa’lestinezë, përfshirë 9 fëmijë

admin

Blinken fton Katarin të dëbojë Hamasin nga Doha nëse nuk bën shkëmbimin e pengjeve

RTI

Maduro fitoi mandatin e tretë, SHBA e shqetësuar: Nuk reflekton vullnetin e popullit të Venezuelës

admin