RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani kritikon disa vende evropiane për “ndalimin e shamisë”

irani-kritikon-disa-vende-evropiane-per-“ndalimin-e-shamise”

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Bahadori Jahromi, ka kritikuar ndalimin e shamisë në disa vende perëndimore, veçanërisht në Francë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit (IRNA), Jahromi duke folur në një takim ku morën pjesë studentë në kryeqytetin Teheran tha se disa qeveri perëndimore, veçanërisht Franca, janë “të shqetësuara nga fakti që gratë me shami në kokë luajnë një rol në fusha të ndryshme të shoqërisë dhe kjo është arsyeja pse ata zbatuan ndalimin e shamisë”.

Jahromi tha se qeveritë perëndimore kanë “frikë nga Islami dhe simbolet islame”.

“Arsyeja pse Perëndimi e kundërshton edukimin e grave të mbuluara është se i frikësohet pranisë së grave të shkolluara të mbuluara në shoqëri dhe rolit të tyre në fusha të ndryshme shkencore, sociale, politike, sportive dhe të ngjashme”, tha ai.

Në disa vende evropiane, veçanërisht në Francë, shamia është e ndaluar në institucionet arsimore, vendet e punës dhe në hapësirat publike me arsyetimin se ajo “bie në kundërshtim me vlerat evropiane dhe është një mjet për të imponuar fenë”.

Ndalimet që shkelin liritë fetare dhe të drejtat e grave tërheqin reagimin e shumë grupeve, veçanërisht të muslimanëve.

Related posts

Grupet e re’zistencës pa’lestineze pretendojnë su’lme ndaj objektivave ush’tarake iz’raelite

rezart morina

Qytetarët e Kosovës të bllokuar në kufijtë e Serbisë

RTI

Krim në familje, vëllai vret vëllanë dhe kunatën, policia jep detajet

admin