RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA: Kina është një kërcënim global

ish-keshilltari-i-sigurise-kombetare-ne-shba:-kina-eshte-nje-kercenim-global

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, tha të shtunën në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei, se Kina paraqet një kërcënim global.

Z. Bolton ndodhet në Tajvan me ftesë të grupeve pro pavarësisë së Tajvanit, duke përfshirë Aleancën e Kombit të Tajvanit dhe Shoqatën Formosan për Çështjet Publike.

“Ne nuk kemi nevojë të hamendësojmë për këtë kërcënim. Pekini pothuajse çdo ditë lëshon kërcënime për Tajvanin, duke bërë përpjekje të vazhdueshme dhe të pandërprera për t’i hequr legjitimitetin Tajvanit përmes ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe”, tha ai.

“Kërcënimi kinez është global, mendoj se është e rëndësishme ta përsërisim këtë”, tha ish-këshilltari i sigurisë kombëtare.

Z. Bolton foli gjithashtu për “operacionin e shtypjes që Pekini ka ndërmarrë në Hong Kong, duke shkelur marrëveshjen për kontrollin e ishullit, të arritur me Britaninë e Madhe mbi 30 vjet më parë”.

Ai dha shembuj të tjerë si nisma Një Brez Një Rrugë që shtrihet deri në Amerikën Latine dhe Afrikë.”

“Ne duhet t’i tregojmë Kinës dhe Rusisë se cilat janë pasojat nëse ato ndërmarrin veprime kundër Tajvanit”, tha Bolton.

Z. Bolton pritet të takohet me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen të hënën.

Related posts

Polonia fillon ndërtimin e murit të ri përgjatë kufirit me Rusinë

admin

Sindikatat në Itali: Të punohet nga shtëpia ose me ditë dhe orë të reduktuara

admin

Ish-kreu i Mossad thotë se Izraeli ‘ka vendosur sistem aparteidi ndaj palestinezëve’ (fotot)

admin