RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-polici serb i akuzuar për krime lufte në Istog dënohet me 8 vjet burgim

ish-polici-serb-i-akuzuar-per-krime-lufte-ne-istog-denohet-me-8-vjet-burgim

Me tetë vite burgim është dënuar Çaslav Joliqin, i akuzuar për krime lufte në rajonin e Istogut.

Aktgjykimi ndaj Joliqit u shpall sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, njofton Tëvë1.

Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që nga 2 qershori i vitit 2022.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 18 nëntor 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Joliqit me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.

Related posts

Fëmijët e Shkupit solidarizohen me fëmijët e Palestinës

RTI

Erdoğan: Fakti që kaq shumë shtete të lavdishme “mbeten boshe” përballë sulmeve izraelite është “turp për njerëzimin”

rezart morina

Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin

admin