Ish-presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka humbur jetën një aksident me helikopter, transmeton Anadolu.
Burime të cituara nga gazeta lokale e lajmeve ‘La Tercera’ thanë se katër persona po udhëtonin me helikopterin kur ai u rrëzua në qytetin jugor Lago Ranco.
74-vjeçari Pinera shërbeu si president i vendit nga viti 2010 deri në vitin 2014 dhe sërish nga viti 2018 deri në vitin 2022.