Presidenti i 42-të amerikan, Bill Clinton viziton Shqipërinë më 4 korrik.
Clinton, një emër i dashur për shqiptarët, pas mbështetjes së tij për Kosovën gjatë luftës do të ketë takime me liderët kryesorë shqiptarë, teksa do të vizitojë dhe disa vende në Shqipëri.
Ndërkohë që vizita e Bill Clinton, njeriu që udhëhoqi fushatën bombarduese ndaj Serbisë ka një tjetër rëndësi në këto kohë tensionesh në veri të Kosovës.